“Shteti është shtrirë në shezlong”, DHKPGJP për nënshkrimin e marrëveshjes për Portin e Durrësit: Timonieri Muhamed Alabbar do na drejtojë anijen e turizmit

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga: Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë

Në këto ditë Gushti, të gjithë pushojnë, pavarësisht se ¼ e ditëve të javës së 6-mujorit 2022 kanë qenë pushim… Ka ndaluar çdo gjë në administratën dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Prokuroria dhe gjykata, megjithëse e përgjysmuar, ka mbathur pushimet. Nuk ka shorte, vetëm gadishmëri! Ministritë, të gjitha bosh…nuk ka të gatshëm, të gjithëve u ka rënë shorti pushim! Shumë shërbime elektronike të shtetit kanë shkuar me pushime në “Iran”. Nuk punon QKB-ja, on line..; nuk punojnë adresat elektronike të disa ministrive (.gov.al). Nuk të qas njeri në pushtetin vendor… Presidenti i Republikës, mori lejen më 1 Gusht. Shkurt, shteti është shtrirë në shezlong.

Vetëm Qeveria punon, me kapitenin në timon dhe marinaret në kuvertë. Diku në breg, kryemarinari i “PL”-së hakërrehet se do ta thy’ anijen qeveritare n’mes!

Dje u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis një kompanie (sh.p.k.), nga Shqipëria dhe një kompanie tregtare, që vjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE), si akt i parë për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”. Projekti, që të formalizohet kërkon një miratim me ligj të thjeshtë nga Parlamenti për kontratën “për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut”, që Kryeministri ynë, e quajti Historike. D.m.th më i madh se portet e Pireut në Greqi, Valencias apo Barcelonës në Spanjë, porti i Xhenovas në Itali dhe se ai i Marsejës në Francë.

Investimi prej mbi 2 miliardë dollarësh do bëhet nga biznesmeni arab, Muhammed El Alabbar, i cili ishte shumë i emocionuar që, më në fund do investojë në një vend pothuajse evropian… që i kanë dhënë llafin se do futet në pallatin “BE” dhe ka lejen t’i bjerë sa herë do citofonit, pavarësisht nëse hapet dera ose jo.

Ceremonia e nënshkrimit ishte në çdo minutë mbresëlënëse.

https://fb.watch/eQPbB7X_0v/

Timonieri Muhamed Alabbar do na drejtojë anijen e turizmit – tha KM. Në një det që nuk e njohim, në atë të Durrësit. Këtë nuk e tha, por KM, tha që z. Alabbar, në krahasim me ca vende anëtare të BE-së, ku ka bërë tentativa të futet dhe nuk ja arriti…në Shqipëri ia doli të hyjë.

Alabbar nuk e kishte mbathur kandurën tradicionale arabe (veshjen) në ceremoni dhe dukej si evropian, por ai tha: Dua t’ju falënderoj që më keni besuar me këtë punë. Ju premtoj që kurrë nuk do t’ju zhgënjej…kurrë s’do të zhgënjej askënd! Por kur t’bëj një gabim…do vij t’ju kërkoj falje!

Kontrata historike sipas nesh, sipas arabit Alabbar është një kontratë shfajësimi, nëse nuk realizohet me sukses. Në Emirate, ekzekutimi i detyrimeve – kontratave, funksionon krejt ndryshe nga Evropa…Kodi Civil gjithashtu. Atëherë, përse Alabbarin, kur kemi goxha europianë me para që mund të investojnë?!

Timonieri Muhamed Alabbar, i cili do na drejtojë anijen e turizmit, ka një pasuri të vlerësuar për 2022 (Net worth) $76 milion; Cristiano Ronaldo: $500 milion; Robert Lewandowski: $85 milion; Rita Ora: $30 milion; Dua Lipa: $36 milion.

Nëse kapiteni ynë nuk bind dot ish-futbollistët e Juventusit ose Bayernit të investojnë, atëherë dy shqiptaret e famshme bashkë, mund të bëjnë një port aq të bukur sa koncertet që japin.

Shqiptaret, polaku dhe portugezi i njohin mirë kontratat dhe detyrimet e tyre, ndaj dhe nuk ka përse me bë’ histori me shku me gjet Durrësin n’Arabi, atë e kemi më afër se Kosovën apo Italinë…

Zjarr Tv Ad