Shteti i parë në Europë që shënon numrin më të madh të të infektuarve është…

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spanja ka kapërcyer pragun e një milion të infektuarve me corona*virus, ku është vendi i parë i Bashkimit Europian (BE), me një numër kaq të madh të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 16,973 njerëz, ishin infektuar në 24 orët e fundit, që është një total prej 1,005,295 që nga fillimi i epidemisë.

Gjithashtu, është bërë e ditur se 156 njerëz kanë humbur betejën brenda një dite dhe 34,366 njerëz, kanë humbur jetën nga muaji mars.

Spanja, me një popullsi prej rreth 47 milionë banorësh, është vendi i gjashtë në botë që kalon pragun e një milion të infektuarve.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara, India, Brazilia, Rusia dhe Argjentina, janë në top vendet e botës me numrin më të madh të të prekurve me Corona*virus.

Zjarr Tv Ad