Banorët e zonës “5 maj” në Tiranë kanë vazhduar edhe ditën e sotme rezistencën e tyre kundër vendimit të marrë për shembjen e banesave të tyre. Prej ditësh tashmë banorët kanë dalë në protesta të vazhdueshme, ndërkohë që disa prej tyre edhe kanë pranuar që shtëpitë e tyre të shemben duke bërë edhe një kontratë dhurimi ndaj bashkisë që më pas të përfitojnë bonus qeraje deri në sigurimin e një vendbanimi të qëndrueshëm.
Ndërsa banorët e tjerë të cilët nuk kanë rënë dakord për të firmosur një marrëveshje të tillë, kanë dalë sërish në rrugë për të protestuar kundër shembjeve të banesave. Në fjalitë e tyre shprehet qartë zhgënjimi ndaj shtetit për të cilin thonë se më shumë përkujdeset për sirianët sesa për shqiptarët.
Gjithçka që kërkojnë banorët është që në rast se shtëpitë e tyre duhet të prishen me patjetër për t’i hapur rrugë një projekti të ri zhvillimi, atëherë të bëhej një akt shpronësimi ku pronarët të dëmshpërbleheshin me vlerën e duhur të banesave sië e përcakton tregu.
Njëri prej banorëve:
Shtëpinë time ma kanë shembur por unë nuk kam qenë dakord. Tani ka një problem këtu, sepse na sjellin një kontratë për të firmosur në të cilën thuhet se unë duhet ta dhuroj banesën dhe më pas shteti më thotë se më premton se do marr shtëpi kur të qethen viçat.
Kam gjetur një mik timin unë e kam shkuar tek shtëpia e tij dhe kokërr leku nuk i kam dhënë. Më ka thënë t’i jap lekët sa më shpejt. I njof të gjithë këto qeveritarët se vijnë këtu e na mashtrojnë e mbushin xhepat. Nesër pasnesër do e lënë karrigen, ku do shkojë se çuni im ka me e ndjek me gurë në rrugë, vetëm po iku në Afganistan me afganët. I bëj thirrje Erjon Veliajt, Nuk duam një hotel me 5 yje si afganët ne duam vetëm me 1 yll të paktën se të garantoj se do na vijë dita edhe neve por kur të na vijë dita ke për t’ja futur vrapit.
Një tjetër banor më i moshuar:
Duhet të gjendet një zgjidhje për këtë problem të kësaj lagjie, të merremi vesh dhe shteti të vijë këtu të na sqarojë. Ne e dimë se kemi kryeministër shqipar, jo serb dhe grek./faxnews