Shteti shqiptar vendos hetim të thelluar për Bankën Kombëtare Tregtare

0
267
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në sektorin bankar për Bankën Kombëtare Tregtare. NOA kërkoi një qëndrim zyrtar nga BKT lidhur me këtë hetim që ka vendosur të kryejë AK. Përfaqësuesit e BKT pasi u njohën me kërkesën e NOA.al, dhe deklaruan se nuk do të bëjnë momentalisht një koment mbi këtë hetim

Autoriteti i Konkurrencës (AK) ka marrë më 31 janar 2019 një vendim për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në sektorin bankar për Bankën Kombëtare Tregtare, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga ky Autoritet. Hetimi i thelluar do të bëhet për të parë nëse BKT si një ndër më të mëdhatë në vend dhe disa banka të tjera kanë shkelur rregullat e vendosura nga ligji “Për Konkurrencën” në veçanti neni 4 “Marrëveshje të Ndaluara” dhe neni 9 “Abuzim me Pozitën Dominuese në Treg”. Nëse gjenden fajtore, bankat mund të gjobiten me deri 10% të xhiros së tyre vjetore.

Sipas vendimit, hetimi do të analizojë “Llogaritë rrjedhëse; Depozita me/pa afat; Kredi konsumatore; Kredi Kufi (OVD); Kredi hipotekore; Transferta Bankare të ofruara nga bankat e nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

NOA kërkoi një qëndrim zyrtar nga BKT lidhur me këtë hetim që ka vendosur të kryejë AK. Përfaqësuesit e BKT pasi u njohën me kërkesën e NOA.al, deklaruan se nuk do të bëjnë momentalisht një koment mbi këtë hetim.

Sakaq AK bën të ditur se është kryer më herët gjatë 2018 dhe një hetim paraprak, rezultatet e të cilit kanë nxitur AK të vendosë për hetim të thelluar.

Më herët ishte Komisioni i Konkurrencës që mori në shqyrtim raportin mbi hetimin paraprak në sektorin bankar për Bankën Kombëtare Tregtare dhe banka të tjera të nivelit të dytë.

Mësohet se Grupi i Inspektimit gjatë periudhës së hetimit kreu inspektimet e nevojshme, duke marrë shpjegime për fakte dhe dokumente që lidhen me objektin dhe qëllimin e hetimit nga përfaqësuesit e ndërmarrjeve.

Për mbledhjen e fakteve dhe të dhënave të nevojshme në lidhje me hetimin, janë kërkuar të dhëna dhe informacion nga të gjitha bankat që ushtrojnë aktivitet në treg.

Analiza e konkurrencës

Në zbatim të Ligjit Nr. 9121/2003, tregu përkatës përbëhet nga “produktet që vlerësohen si të zëvendësueshme nga konsumatorët ose klientët e tjerë, për sa u përket karakteristikave, çmimit dhe funksionimit të tyre dhe që ofrohen ose kërkohen nga ndërmarrjet në një zonë gjeografike me kushte të njëjta konkurrence, zonë kjo e cila veçohet nga zonat e tjera kufizuese”.

Përkufizimi i tregut përkatës përfshin dy dimensione: a) Tregun e produkteve b) Tregun gjeografik 5. Përcaktimi i tregut si në dimensionin e produktit dhe atë gjeografik, bëhet me qëllim që të identifikohen konkurrentët aktualë dhe potencialë të ndërmarrjeve që janë të përfshirë në atë treg, sjelljen e këtyre ndërmarrjeve, llogaritjen e pjesëve të tregut, përcaktimin e fuqisë së ndërmarrjes, strukturën e tregut, shkallën e përqendrimit me qëllim vlerësimin e konkurrencës në treg.

Për të vlerësuar tregun përkatës të produktit është analizuar zëvendësueshmëria nga ana e ofertës, zëvendësueshmëria nga ana e kërkesës, barrierat në hyrje/zgjerimit, konkurrenca potenciale.

Tregjet përkatëse të produktit do të përfshijnë: Llogaritë rrjedhëse; Depozita me/pa afat; Kredi konsumatore; Kredi Kufi (OVD); Kredi hipotekore; Transferta Bankare të ofruara nga bankat e nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Tregu përkatës gjeografik

Tregu gjeografik përfshin zonën në të cilën ndërmarrjet ofrojnë dhe kërkojnë produkte dhe/ose shërbime, në të cilën kushtet e konkurrencës janë homogjene. Meqenëse bankat e nivelit të dytë janë prezente në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë si treg gjeografik përcaktohet tregu i Republikës së Shqipërisë.

Barrierat e hyrjes dhe zgjerimit

Banka e Shqipërisë është autoriteti i vetëm përgjegjës për licencimin e bankave dhe të degëve të bankave të huaja për të ushtruar veprimtari bankare dhe veprimtari të tjera financiare, në përputhje me ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”.

***

Bankat ofrojnë një numër të konsiderueshëm të produkteve dhe shërbimeve bankare. Edhe pse shumica e këtyre produkteve hyjnë në grupin e shërbimeve klasike bankare, vitet e fundit bankat kanë filluar zgjerimin gamës së shërbimeve të tyre me disa risi për tregun.

Produktet dhe shërbimet bankare janë grupuar në: Llogari rrjedhëse; Depozita me/pa afat; Kredi konsumatore; Kredi Kufi; Kredi hipotekore; Transferta Bankare.

Depozitat janë produkte nëpërmjet të cilave bankat sigurojnë likuiditetet monetare kurse klienti depoziton mjetet e tij të lira kundrejt përfitimit të interesave. Portofoli i depozitës për periudhën hetimore është shoqëruar me trend rritës, nga ku konstatohet se portofoli i depozitave gjatë vitit 2016 ka qenë rreth disa miliard lekë më i lartë se viti 2015, trend ky në rritje edhe gjatë vitit 2017. Sipas strukturës së tregut, vihet re se bankat objekt hetimi janë bankat me vlerën më të lartë të portofolit të depozitave. Treguesi i Hershman Herfindalit tregon për një treg mesatarisht të përqendruar ku vlera e pjesës së tregut për tre dhe katër bankat më të mëdha (CR3 dhe CR4) janë të pandryshueshme pas vitit 2016.

AK thotë se BKT, ka ndryshime të pjesëve të tregut në vlera relativisht të vogla duke ruajtur renditjen në treg dhe qëndrueshmërinë e pjesëve të tregut.

Nga analiza e portofolit të depozitave, konstatohet ngurtësim të pjesës së tregut që zotëron secila bankë në portofolin e depozitave./NOA.al

 

Zjarr Tv Ad