Shtohen 4 kritere të reja për të lëvizur në zonën Schengen

0
880
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtimi i numrit të qytetarëve shqiptarë që e shohin lëvizjen e lirë si një mundësi për të punuar ose për të kërkuar azil, bëri që të shtrëngohen masat për qytetarët që kërkojnë të udhëtojnë drejt vendeve të Shëngenit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Cako, ka lëshuar një urdhër për të shtuar disa kritere të reja.

Urdhri i ashpërson kriteret dhe masat në kufi.

Bëhet me dije se urdhri në fjalë është lëshuar pas ultimatumeve të zyrtarëve të qeverisë franceze ndaj qeverisë shqiptare.

Kështu, sipas urdhrit të Drejtorit të Policisë, çdo shqiptar që kalon kufirin duhet t’i tregojë policit shqiptar adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do të shkojë.

Kriteri i dytë është ftesa që pritësit në vendin e destinacionit ku kërkohet që kjo ftesë të përmbajë kontaktet e pritësit.

Kriteri i tretë është bileta apo rezervimi i biletës për kthim në Shqipëri në momentin e paraqitjes apo të nisjes për të dalë jashtë shtetit.

Pika e fundit në katër kriteret e vendosura është ajo e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit. Kjo pikë ndonëse e papërcaktuar në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, sipas një dokumenti zyrtar të ministrisë së Jashtme ka një vlerë konkrete.

Vende të ndryshme kanë përcaktuar shuma të ndryshme, por përafërishtë mund të kërkohet:

50 euro/ditë qëndrimi në rastet e paraqitjes së rezervimit të hotelit.

100 euro/ditë në rastet kur nuk paraqitet rezervimi i hotelit në kufi.

Zjarr Tv Ad