Qeveria shqiptare planifikon të lëshojë në hapësirë dy satelitë, i pari në muajin mars të 2022 dhe i dyti në qershor.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në parim pas dy ditësh diskutime projektligjin për buxhetin e vitit 2022 por për satelitët nuk ka të parashikuar gjë.
Kryeministri Edi Rama iu shmang pyetjes së gazetarëve për këtë çështje duke u mjaftuar me një ftesë.
Buxhetin për satelitët qeveria nuk e ka bërë akoma transparente. Në mars do hidhet sateliti i parë, sa do kushtojë?
Rama: Kur të hedhim satelitin në mars do tu ftojmë të jeni të pranishëm nëse dëshironi.
‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ do të sjellin në fotografi nga lart të territorit, duke i dhënë në këtë mënyrë një dorë të fortë policisë për kontrollin e territorit kundër ndërtimeve pa leje, dhe ndotjes së mjedisit.