Shtohen rastet e fëmijëve të prekur nga virozat

0
4

Specialistet thonë se gjatë muajit dhjetor kanë dominuar virozat e traktit respirator, ku nuk kanë munguar as komplikacionet. Ndërkohë për të shmangur radhët e gjata në urgjencën e pediatrisë në QSUT-të, në katër qendra shëndetësore në Tiranë, shërbimi pediatrik ka kaluar në gatishmëri 24- orëshe. Katër qendrat shëndetësore që kanë kaluar shërbimin pediatrik për 24 orë, janë qendra shëndetësore nr 10, 8, 7 dhe qendra shëndetësore nr 6.