Shtohen rastet me koronavirus, 27 raste të reja, në total 304 të infektuar

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në 24 orët e fundit rastet me koronavirus janë shtuar. Nga 112 testime të bëra, 27 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se nga  2031 testime në total, pozitiv kanë rezultuar 304 persona.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë janë  shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89.

Në dy spitalet COVID, 77 pacientë të shtruar

Rakacolli tha se tashmë po punohet në dy spitale, ku në total janë të shtuar 77 pacientë.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.  Gjatë orëve të para të mëngjesit janë transportuar në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, 3 paciente nga spitali Infektiv. Aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar).  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 81 pacientë”.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.

– Tiranë         146 raste
– Durrës          32 raste
– Lushnje        4 raste
– Elbasan         8 raste
– Fier               25 raste
– Kavajë          8 raste
– Rrogozhinë2 raste
– Korçë            16 raste
– Vlorë           5 raste
– Shkodër        22 raste
– Lezhë           11 raste
– Berat            1 rast
– Has              8 raste
– Krujë            5 raste
-Tropojë        4 raste
– Pukë               4 raste
– Mirditë 3 raste

Në 24 orë në Shkodër 12 raste

“Sic shihet, nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, Shkodra ka numrin më të lartë me 12 raste. Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët ne terren.

Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.

Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.”

Apeli për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Zjarr Tv Ad