Shtrenjtohen biletat nga Kosova për në Shëngjin, Sarandë dhe Velipojë

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pushimet e verës për qytetarët po afrojnë dhe çmimet duke se kanë filluar të rriten.

Ndër turistët që vizitojnë më së shumti bregdetin shqiptar, janë dhe qytetarët nga Kosova, kjo edhe për shkak të distancës dhe se çmimet janë më lirë.

Por tani me rritjen e çmimit të naftës, do të ndryshojnë edhe çmimet e biletave të autobusit. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, i cili tha se bileta kthyese për Shëngjin dhe Velipojë nga 15 euro mund të shkojë në 20 euro.

Ndërsa bileta për në Saranda do të shkojë te 35 euro për bileta kthyese. Shoqata e Transportit Rrugor ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta largojë akcizën, në mënyrë që operatorët e autobusëve të mbijetojnë.

Zjarr Tv Ad