Shtrohet qilimi i bardhë në Shkodër, ja sa borë ka rënë

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe Shkodra është zbardhur ditën e sotme nga reshjet e borës së rënë gjatë mesnatës

Trashësia e borës në qytet arrin në 15 cm.

Bashkia Shkodër ka marrë masat për pastrimin e borës me 5 fadroma në qytet.

Dy fadroma kanë filluar punën në dispozicion për rrugën e Prekalit.

Bashkia e Shkodrës thotë se është në gadishmëri për menaxhimin e situatës.

Përballe situatës se krijuar nga reshjet e borës, Bashkia Shkodër me punonjësit e saj po punon pranë shkollave për të krijuar akses për nxënësit në mënyrë që të mos kenë probleme.

Po pastrohen të gjitha hyrjet e shkollave, ndërkohë që vijon puna në të gjitha akset e qytetit me fadroma dhe me hedhjen e kripës për të krijuar  lehtësi në lëvizjen e banorëve

Zjarr Tv Ad