Shtyhen sërish hetimet për Tahirin, pritet letërporosia nga Bari

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë kur sot pritej që të vendosej ‘fati’ i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri lidhur me hetimet, Krimet e Rënda kanë shtyrë sërish afatet. Mësohet se Vendimi për shtyrje për një periudhë 3 mujore është marrë nga 4 prokurorët e çështjes ‘Tahiri’, përkatësisht; Gentian Osmani, Arenc Çela, Dritan Prenci si dhe Vladimir Mara.

Shkak i shtyrjes së hetimit duket se është bërë pritja e përgjigjes së një letërporosie nga Bari lidhure me pyetjen e Frederico Silvestrit. Kujtojmë se për këtë çështje prokuroria ka marrë edhe disa letërporosi nga Greqia, Mali i Zi dhe Italia.

Ish-ministri po hetohet pas publikimi të përgjimeve të grupit ‘Habilaj’ që permendim edhe emrin e tij. Po ashtu ai po hetohet për faktin nëse ka krijuar apo jo lehtësira grupit të Habilajve, për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë, gjatë kohës që ai mbante detyrën e ministrit të Brendshëm.

 

Zjarr Tv Ad