Shtyhet gjyqi për Fjolla Morinën

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata ka vendosur që të shtyjë seancën për në orën 13:00 për këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap me a  rmë zjarri në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Fjolla Morina duket më ndryshe se asnjëherë më parë, e veshur me një fustan të gjatë, me flokët e lidhura gërshet, me syze në fytyrë dhe me maskë.

Kujtojmë se në deklaratën e saj përball organit të a  kuzën, Fjolla ka pranuar autorësinë e a  rmëve ndërsa është shprehur se e kishte harruar në çantë. Gjithashtu ajo ka dhënë detaje dhe mbi personin që ia ka dhënë a  rmën, ku është shprehur se ai është nga Gjermania por tashmë ka vd  ekur dhe nuk jeton më.

Gjatë momentit të arre  stimit ajo ndodhej në makinë me dy persona të tjerë të cilët janë identifikuar si Fitim Muji dhe Fisnik Syla, të cilët gjithashtu do të paraqiten para Gjykatës.

Syla dhe Muji kanë deklaruar para grupit hetimor se ata kanë qenë në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, dhe se nuk e kishin aspak idenë që ajo kishte marrë dhe pis  toletë me vete.

“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim,”- janë shprehur Muji dhe Syla, të dy nga 29 vjeç secili.

Pavarësisht dëshmisë, arma do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

Më parë, këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar në policinë e Kukësit se a  rma e z  jarrit p istoletë tip “Zoraki” dhe 23 f  ishekë, i përkisnin asaj.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që p  istoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.

Zjarr Tv Ad