Shtyhet me dy ditë takimi Prishtinë-Beograd në Uashington

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Takimi mes lidervë të Kosovës dhe Serbisë I cili ishte parashikuar të mbahej në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator, do të shtyhet me dy ditë, në 4 shtator.

Burime për VOA nuk bëjnë me dije detaje se përse është shtyrë takimi për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në Uashington. Pjesmarrës në takim do të jenë Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, dhe së bashku me ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidenti Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Zyra e O’Brien tha më herët se Shtetet e Bashkuara presin me padurim për këto diskutime të rëndësishme me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Avdullah Hoti dhe besojnë që përparimi ekonomik është thelbësor për çuarjen përpara të procesit të paqes.

Kryeministri Hoti tha se në takim do të diskutohet “për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit”.

Njoftimi u mirëprit edhe në Beograd, ku presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se fakti që do të bisedohet për çështje ekonomike është gjë e mirë për Serbinë dhe rajonin.

Zjarr Tv Ad