Është shtyrë sërish seanca për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, në Gjykatën Kushtetuese.
Shkak është bërë sasia e madhe, prej 70 pyetje që trupa i drejtoi përfaqësuesve të presidentit Meta. Bledar Dervishaj ka kërkuar më shumë kohë, ndërsa seanca e radhës u caktua për ditën e hënë në orën 10:00.
“Në Kushtetutën tonë, që në preambul përmendet parimi për një proces të rregullt ligjor. Dhe kur një proces i rregullt nuk u realizua, ne s’kemi çfarë të merremi me gjë tjetër.
Kuvendi inicioi një proces fiktiv me urdhër, nuk ishin nga ato që ta diktonin ngritjen, pasi nuk ka pasur lëndë. Ishte një material i depozituar i madh, bashkë me prova rreth 170 faqe. Presidenti ka kërkuar që ky shqyrtim kushtetues të përfundonte brenda legjislaturës së vjetër”, deklaroi përfaqësuesi i Metës, Dervishaj, në përfundim të seancës.