Shtyhet seanca për Henri Çilin dhe 29 të arrestuarit e tjerë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkak është bërë konflikti i interesit mes gjykatësit dhe një prej të arrestuarve me të cilin ka njohje personale, pasi ishin shok klase.

Seanca pritet të rifillojë në 13:30

Çili ka mohuar akuzat-Një ditë më parë Çili ka mohuar të jetë i përfshirë në ndikimin e gjyqtarëve apo të ketë fshehur të ardhurat, akuza këta të ngritura nga prokuroria e Përmetit.

Para oficerëve të policisë gjyqësore, Çili është shprehur se akuzat janë të manipuluara dhe se provat do ti paraqesë në momentin e duhur.

Prokuroria thotë se kunati i gazetarit, Gazmir Ajdini, ka patur rol kyç në bisedimet mes babait të dy të dy vëllezërve nga Lazarati, Arbion dhe Alban Aliko, shtetasi Adil Aliko.

Në një prej dokumenteve të organit të akuzës deklarohet se kunati i gazetarit, së bashku me avokatin Ilir Korbi, dhe 3 persona të tjerë kanë marrë shumën prej 30 mijë eurosh, e cila i është dorëzuar Çilit.

Zjarr Tv Ad