Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit, avokati mbrojtës i Jetmir Olldashit depoziton raportin mjekësor për paaftësi për punë! Mungon edhe njëri nga anëtarët

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyqi ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji e parashikuar të mbahej ditën e sotme është shtyrë sërish.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se seanca e sotme nuk do të zhvillohet për arsye se avokati mbrojtës i të akuzuarit tjetër për çështjen “Babale”, Jetmir Olldashi ka depozituar pranë sekretarisë një raport mjekësor për paaftësi të përkohshme për punë.

Ndërkohë trupi gjykues nuk mund të formohet për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve.

Seanca në lidhje me çështjen Babale ishte parashikuar në datë 18 Korrik por u shty për shkak të kërkesës së palës mbrojtëse në proces.

Zjarr Tv Ad