Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungon avokati

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka dështuar edhe këtë radhë seanca për inceneratorin e Elbasanit. Bëhet me dije se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një avokati të të pandehurve.

Ende nuk dihet se kur është pëërcaktuar data për seancën e radhës. Theksojmë se në këtë proces, janë në akuzë 10 ish-zyrtarë dhe dy kompani, me dyshimet për korrupsion aktiv, shpërdorim të detyrës dhe pastrimit të parave.

Midis të akuzuarve, të dorëzuara nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako, së bashku me nëpunës dhe anëtarë të KVO-së, të cilët kanë firmosur sa i takon dhënies me koncesion për inceneratorin e Elbasanit.

Zjarr Tv Ad