Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ka dështuar edhe një herë seanca për inceneratorin e Elbasanit. Bëhet me dije se shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve të të pandehurve.
Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 8 qershor. Theksojmë se në këtë proces, janë në akuzë 10 ish-zyrtarë dhe dy kompani, me dyshimet për korrupsion aktiv, shpërdorim të detyrës dhe pastrimit të parave.
Midis të akuzuarve, të dorëzuara nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako, së bashku me nëpunës dhe anëtarë të KVO-së, të cilët kanë firmosu sa i takon dhënies me koncesion për inceneratorin e Elbasanit.