Shtyhet serish seanca për konfiskimin e pasurisë së Klement Balilit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtyhet për të disatën herë seanca për konfiskimin e pasurisë së Klement Balilit. Shkak u bë mos njoftimi i palëve të treta në proces.

Prokurori Ened Nakuçi kërkoi shtyrjen e seancës me qëllim njoftimin e palëve të treta.

Të njëjtës kërkesë i qëndroi dhe avokati i Kelmend Balilit dhe Bashkim Balilit, Sokol Hazizaj.

Kelmend Balili nuk ishte i pranishëm në seancë pasi kishte dorëzuar kërkesën për të mos qenë dhe të përfaqësohet nga avokati. Seanca e radhës u caktua me datë 18 korrik në orën 11:00.

 

Zjarr Tv Ad