Shtyhet sërish vendimi për të arrestuarit për ngarkesën me 613 kg kokainë të fshehur në banane

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi shtyrjen më 8 shtator të vendimit për çështjen e 613 kilogramë kokainë të fshehur në banane që u kap dy vjet më parë në portin e Durrësit.

Avokati i Armando Pezakut, Arben Prenga ka paraqitur mbrojtjen në Gjykatën e Posaçme duke kërkuar pafajësi.

Të pandehurit e tjerë, Arbër Çekaj e Donaldo Lushaj, kanë paraqitur kërkesën për shtyrje pasi avokati Maks Haxhia ka paraqitur raport mjekësor.

Çekajt dhe Lushajt u është caktuar avokat kryesisht nga gjykata, ndërsa seanca e radhës është caktuar në datën 8 shtator.

Për gati një vit me radhë seancat për këtë proces gjyqësor vijojnë të shtyhen pasi avokatët e Çekajt dhe Lushajt kanë paraqitur arsye të ndryshme, çfarë e ka bërë të pamundur zhvillimin e procesit i cili ka ngecur në fazën e paraqitjes së pretencave të mbrojtjes dhe shpalljes së vendimit.

Ngarkesa me 613 kg kokainë, është sekuestruar në portin e Durrësit në shkurt të vitit 2018 në dy kontejnerë të mbërritur me babane nga vendet e amerikës latine.

Zjarr Tv Ad