Shuhet artisti i madh, një jetë kushtuar filmit dhe televizionit

0
5

Italia ka humbur sot një njeri të madh. Është ndarë nga jeta regjisori, aktori, gazetari dhe dramaturgu Ugo Gregoretti, i cili ishte i pari në Itali që krijoi një qark të shkurtër midis televizionit, gazetarisë dhe kinemasë.

Ugo Gregoretti ishte dëshmitari dhe pasqyruesi i viteve të mrekullisë ekonomike italiane, modernitetit të një shoqërie arkaike në shpërbërje e sipër, dëshmitar i lindjes se shoqërisë së re të konsumit.

Pasi debutoi në ekranin e vogël me dokumentarin “La Sicilia” në vitin 1960, me të cilën fitoi Prix Italia, ai u bë një vëzhgues i mprehtë dhe ironik i ngjarjeve të mëdha e të vogla, të cilat i ushqeu në veprat e tij gjatë gjithë jetës.