Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mëngjesin e sotëm, vlora është përgjakur, ku kanë humbur jetën 4 anëtarët e familjes, si pasojë e një aksidenti të rëndë. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se: Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G, 44-vjeç, S. G, 33 -vjeç, A. G, 14-vjeç dhe E. G, 9-vjeç.
Viktimat janë Eduart Gushi 44-vjeç, Silvana Gushi 33-vjeç, Anastasia Gushi 14-vjeç, Eva Gushi 9-vjeç.
Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M, F. L dhe G. S, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.