Shuhet i fundit i ahengut shkodran Shyqyri Alushi

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një prej këngëtarëve më të mirë shkodran me një karrierë shumë të pasur në muzikën popullore, një nga interpretët më të dashur të publikut për shumë dekada në rang kombëtarë, Shyqri Alushi ka ndërruar jetë në mesnatën e 18 Marsit në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Një prej artistëve me një opus shumë të gjërë dhe të madh këngësh të interpretuara nga ana e tij, kohët e fundit u la në harresë nga të gjitha pushtetet shqiptare duke mos i dhënë asnjë lloj mbështetjeje apo kujdesje për kontributin e tij në muzikën dhe artin kulturor shqiptarë.

Shyqri Alushi ditët u fundit të jetës së tij u shtrua ne Spitalin Rajonal të Shkodrës pas një sëmundje që e kishte prej kohësh, duke mos arritur që ta përballojë dhe duke u ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare.

Lajmin e vdekjes së tij, për Radio-portalin Njeshi, e ka konfirmuar familja Alushi në Shkodër, pas mesnatës.

‘Shyqi iku pa folur shumë. Ai duket i tha të gjitha gjatë jetës së tij nëpërmjet këngës. Kombi shqiptarë ja ka dhënë meritat gjatë jetës. Kosova e çmoi shumë dhe na vie mirë për interesimin tuaj.”- i deklaroi familja Alushi Radio-portalit Njeshi.

Zjarr Tv Ad