Shumë viktima nga gripi në ballkan

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Virusi I Gripit AH1N1 ka arritur kulmin e tij në disa vende të rajonit duke u konsideruar shumë më  agresiv në krahasim me pesë sezonet e kaluara.

Në shumë vende ka pasur numër të lartë të vdekjeve për shkak të komplikimeve të cilat i ka shkaktuar virusi. Në Rumani bilanci është I rëndë, ku kanë humbur jetën 115 persona duke shënuar numrin rekord të vdekjene nga gripi. Edhe në Kroaci deri më tani janë shënuar 75 viktima.  Sipas Instituti kroat për Shëndetin Publik janë prekur gjithsej mbi 48 000 vetë. Është rritur numri I  viktimave të virusit H1N1 të gripit edhe në Greqi duke shkuar në 56, sipas Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve Infektive. Të gjitha rastet janë për shkak të virusit të influencës A (H1N1). Sipas autoriteteve, aktiviteti i gripit në Greqi mbetet në një nivel të lartë. Mjeket rekomandojnë vaksinimin profilaktik me vaksinën e gripit, e cila duhet të kryhet për njerëzit që i përkasin grupeve me rrezik të lartë, si dhe respektimin rigoroz të masave parandaluese dhe higjienën. Ndërkohë gripi ka përfshirë edhe serbinë, ku numri I viktimave ka shkuar në 30.

 

Zjarr Tv Ad