Shumica e shqiptarëve nuk e duan as ndryshimin, as të renë

0
26

Ne e dashurojmë të vjetrën. Lëvizim ngadalë. Ndryshojmë me vonesë. Provoni të shkruani kundër PS-PD-LSI dhe ta shikoni sa armiq do bëni. Shqiptarëve më mirë shaji babën por jo kryetarin e partisë! Ne e dashurojmë të vjetrën. Lëvizim ngadalë. Ndryshojmë me vonesë.

Të fundit u çliruam nga pushtuesit.

Të fundit krijuam shtetin tonë.

Të fundit fituam pavarsinë.

Të fundit ndryshuam sistemin politik.

Të fundit po integrohemi.

Të fundit që s’po bashkohemi.

Mos shani kot as Ramën, as Berishën, as Metën.

Shumica e popullit i do shumë këta.

Ata janë produkt i mentalitetit shoqëror.

Kot ankoheni nga politikanët. Ata janë kopja e 2 milion votuesve.

A ka komb në botë që shet votën për një mbushje karte Telefoni (1000 lekë)?

Jo jo as varfëria Afrikane nuk shitet kaq lirë.

Thjesht shumica e shqiptarve, ju pëlqen kjo Shqipëri