“Shumica lidhen me korrupsionin”, shefi i SPAK flet për përgjimet: Ka emra zyrtarësh nga të gjitha nivelet

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Prokurorisë Speciale Arben Kraja, ka bërë me dije se struktura që ai drejton janë përgjuar dhe po bëhen hetime për shumë persona në vend, ku nuk përjashtohen zyrtarë të të gjitha niveleve.

Për një vit të gjitha Prokuroritë në vend përgjuan 3664 shtetas shqiptarë. Kjo shifër është bërë e ditur nga Prokuroria e Përgjithshme. Gati 50% e tyre i përkasin SPAK dhe janë bërë me urdhër të kësaj strukture.

“Janë mjete për sigurimin e provës. Bëhen me direktivat e BE, rekomandohet SPAK-u që të angazhohet për më shumë hetime proaktive. Shumica e çështjeve lidhen me korrupsionin, në parametrave ligjor që parashikon ligji”, u shpreh Arben Kraja.

I pyetur se cilës kategorie i përkisnin këta emra, shefi i SPAK tha se janë nga të gjitha nivelet. “Emrat e zyrtarëve janë nga të gjitha nivelet, nuk zbuloj emra, sepse çfarë kuptimi ka. Hetimet vazhdojnë”, shtoi, pas një takimi zyrtar ku mori pjesë.

Zjarr Tv Ad