Presidenti amerikan Joe Biden është gjunjëzuar para shefes së stafit të Presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin, pasi ka mësuar se ajo është nënë e 12 fëmijëve.
Rasti u regjistrua në një takim me presidentin në largim të Izraelit Reuven Rivlin në Shtëpinë e Bardhë të hënën, ku Biden u gjunjëzua para shefes të stafit të Rivlin, Rivka Ravitz, në respekt të faktit se ajo është nënë e 12 fëmijëve, shkruajnë mediet e huaja.
Momenti i gjestit fisnik u raportua në disa medie nga një anëtar i Zyrës së Shtypit të Qeverisë së Izraelit që shoqëron delegacionin presidencial Izraelit.
Rivlin do të zëvendësohet si president javën e ardhshme nga Isaac Herzog, i cili kryesoi Agjencinë Hebraike. Vizita në Shtetet e Bashkuara ishte udhëtimi i fundit jashtë shtetit i Rivlin si president.