“Si autokratët vjedhin zgjedhjet”/ Vasili publikon raportin e Transparency International për financimin rus: Përfshihen shtete si Shqipëria e Mali i Zi

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar një lajm të Transparency International e cila ka pasqyruar informacionet se Rusia ka shpenzuar 300 milionë dollarë që nga 2014-a për të influencuar në politika jashtë vendit të saj.

Sipas publikimit, disa nga shtetet e përfshira janë Shqipëria, Mali i Zi, Madagaskari si dhe një shtet në Azi, emri i të cilit nuk është bërë publik.

“Të mërkurën dolën lajmet se qeveria ruse mund të ketë shpenzuar rreth 300 milion dollarë që nga viti 2014, për influencimin e zgjedhjeve dhe për blerjen e influencave politike jashtë vendit.

Disa nga shtetet e ndikuara përfshijnë Shqipërinë, Malin e Zi, Madagascarin dhe mundësisht Ekuadorin, i përfshirë është edhe një shtet në Azi emri i të cilit nuk është bërë publik”, thuhet në postim.

Më herët, një zyrtar amerikan bëri me dije se nga këto pagesa ruse, ka përfituar edhe Partia Demokratike në vitin 2017, në një shumë që arrin në 500 mijë dollarë.

Zjarr Tv Ad