Si dështon aktrimi i Edi Ramës (Video)

0
320
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dje kryeministri shpërndau një video të xhiruar nga një pjesëtar i stafit të tij, ku dukej sikur merrte live lajmin me telefon se BE i kishte akorduar 15 milionë euro Shqipërisë. Pasta këtë sihariq kryeministri ia kumtonte këshilltarit të tij Fugës dhe përmes kësaj bisede të gjithë shqiptarëve.

Por kjo skenë, nuk ka qenë reale, por një video me regji të paracaktuar që Rama me fugën e kanë inskenuar vetë. Që kur e shikon atë në fakt të lindin disa dyshime. Si ishte e mundur që Rama ishte duke u filmuar pikërisht në momentin ë atij i dhanë lajmin e mirë?

Në fakt pas këtyre dyshimeve kemi provën reale se kryeministri ka qenë thjeshtë duke inskenuar në një kafene të thjeshtë italiane ku ai ka bërë aktorin, Fuga regjisorin dhe një person i tretë kameramanin. Dallohet një detaj nga videoja, pikërisht telefonin I Phone të Ramës. Aty duket qartë se ai e mban kot në vesh dhe nuk është duke folur me askënd dhe fjalët “thanks, thanks” që shqipton i hedh kot në erë pasi celulari është i mbyllur.
Cila është prova. Po të vërehet me vëmendje xhirimi, celulari i Ramës nuk fiket asnjëherë.

Por i Phone ka një sensor që në momentin kur përdoruesi merr një telefonatë e ndjen afërsinë dhe ekranit bëhet automatikisht i zi në mënyrë që të mos shtypet padashje asnjë tast apo komandë që mund të ndërhyjë në telefonatë. Ndërkohë në video duke që telefoni i Ramës është i ndezur me dritë, gjë që tregon se pas tij nuk ndodhet asnjë bashkëbisedues.

Zjarr Tv Ad