Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja amerikane të Tiranë, Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kongresmenen e SHBA, Elissa Slotkin, me të cilën diskutoi problematikën për të nxjerrë afganët nga rreziku.
Gjatë një reagimi në twitter, Kim nuk harroi pa falenderuar edhe Shqipërinë që sipas saj ka një meritë të veçantë për strehimin e tyre.
“Një kënaqësi për t’u takuar me Elissa Slotkin për të diskutuar bashkëpunimin tonë për të nxjerrë afganët nga rreziku. Ne pajtohemi me gjithë zemër se Shqipëria ka një meritë të veçantë për të qenë ndër të parat që ofroi mbrojtje dhe mikpritje për ata në nevojë. Faleminderit!”, shkruan Kim.