Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, foli në studion e “Zona Zero” në Top News, për përplasjet brenda Partisë Demokratike.
E pyetur nga moderatori Thimi Samarxhiu, se si do ishte PD nëse në krye do të kishte qenë i ndjeri Sokol Olldashi, Topalli tha se me cilindo përveç Bashës, Partia do të kishte qenë më mirë.
Si do të ishte PD nëse Olldashi do të ishte në krye të saj?
Sigurisht që do të ishte ndryshe, edhe sikur të kishim vendosur edhe rojen e selisë së PD, nuk do të ishte shitur, do të kishte qenë ndryshe. Se unë i njoh ata dhe janë burra shumë të mirë.
Vendimi për ta shpallur non-grata Berishën?
Mua më ka çudit shumë vendimi i SHBA. Më është dukur i padrejtë. Një njeri që kishte tetë vite i larguar nga pushteti. Mua m’u duk e padrejtë. Unë besoj që Basha e donte këtë vendim të SHBA, që ta hiqte nga grupi i PD. Për mua shtiret kur thotë se ishte vendim i vështirë.