Si duhet të “shkrihen bordet komuniste”? Ylli Manjani bën propozimin: Në Shqipëri nuk ka ekonomi tregu të lirë! Këtë duhet ta vendosë Gjykata Kushtetuese

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka kërkuar opozitës që të bëjnë një kërkesë dhe Gjykata Kushtetuese të japë vendimin përfundimtar për “shkrirjen e bordeve komuniste”.

Reagimi nga Ylli Manjani:

“Menjëherë e pa asnjë pritjeduhet bërë!

“Dorëheqja e Edi Ramës është objektivi kryesor i protestës së 7 korrikut”/ Berisha jep premtimin: Ja çfarë do të bëjmë sa të vijmë në pushtet…

Dakord protesta, dakord deklaratat, por duhet përdorur edhe instrumenti ligjor, që deputetët dhe Partitë Politike e kanë të garantuar nga Kushtetuta. Partitë dhe deputetët e përdorin shumë më kollaj se çdo individ këtë instrument.

Këtu është fjala për mbrotjen e interesit publik dhe të Kushtetutës.

Kjo e fundit na thotë se Republika e Shqipërisë bazohet në ekonominë e tregut të lirë.

Nuk ka treg të lirë kur çmimet e produktit privat i vendos qeveria.

Gjykata Kushtetuese duhet ftuar të vendosë:

O të ruajë tregun e lirë, ose të legjitomojë ekonominë politike socialiste.

Dhe nëse fiton kushtetuta dhe tregu i lirë, qeveria duhet të shpërblejë masivisht dëmin që i shkaktoi konsumatorit nga vendosja e çmimit abuzivisht!

Një orë e më parë opozita duhet ta bëjë kërkesën për në Kushtetuese.

Llafet i merr era!

Qeveria po rrjep popullin e saj kundër çdo parimi kushtetues!”

Zjarr Tv Ad