Si e përshkruan mediat franceze revoltën në Tiranë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Sot po demonstrojmë për të drejtat tona, për lirinë, për demokracinë, sepse është më keq se në kohën e Enver Hoxhës. Është totalitarizëm. Është komunizëm totalitar. Në protestë kishte shumë njerëz, gra, vajza dhe studentë. Kjo tregon se protesta jonë është shprehje e një revoltë popullore”, kështu e përshkruan gazetari protestën në Tiranë përmes asaj që i ka deklaruar një protestuese.

Në Shqipëri, protestat kundër qeverisë janë bërë më të vrullshme. Duket se “lëviz gjithandej” në botë. Pra, çfarë po ndodh në këtë vend të Ballkanit Perëndimor?

Në Shqipëri, një vend në Evropën juglindore të Gadishullit Ballkanik; kohët e fundit është rritur revolta popullore kundër qeverisë. Media franceze bëri me dije gjatë fundjavës së 11 dhe 12 maj, se protestat në Shqipëri janë intensifikuar.

Prej më shumë se tre muajsh, qytetarët shqiptarë kanë kërkuar demokraci. Ata duan ta shohin vendin e tyre të cliruar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Partia opozitare e qëndrës së djathtë (Partia Demokratike), ka bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai akuzohet për bashkëpunim me mafien dhe për tjetërsimin e rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2017. Partia opozitare ka shprehur dëshirën që Shqipëria të bashkohet me Bashkimin Evropian.

 

Zjarr Tv Ad