Si është gjendja e ish-kryeministrit? Dy ditë pasi u sulmua në protestë, Berisha shfaqet në zyrë me …

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij ish-presidentin kroat Stipe Mesiç.

Thelbi i takimit ka qenë sulmi ndaj Berishës nga Gert Shehu. Kreu i Rithemelimit e ka informuar Mesiçin për ngjarjen dhe ka dhënë versionin e tij.

“Personi që më sulmoi është agjent i Policisë Kriminale. I infiltruar i tyre” – tha Berisha që u shfaq brenda zyrës me syze dielli për të mbuluar gjurmët e dhunimit.

Kreu i PD ka deklaruar para ish Presidentit kroat, se personi që ishte zgjedhur për ta sulmuar është një informator i policisë kriminale.

“Personi i zgjedhur që do më godiste është informator i policisë kriminale, me të cilin është marrë një nga figurat më të zeza të historisë së shtetit shqiptar”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad