Si “gënjeu” publikisht Agron Kapllanaj: Nëse ju fitoni një Bashki unë dorëhiqem nga Politika…

0
371
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Kapllanaj është kandidati i grupit të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit. Vetë Kapllanaj konfirmoi kandidaturën e tij për bashkinë e Mallakastrës.

Por duket se Kapllanaj ka harruar atë që ka premtuar publikisht i ftuar në një studio televizive. Ai sot nuk duhet të ishte me pjesë e politikës e aq më pak të kandidonte. Kjo për një arsye të thjeshtë.

Në prag të zgjedhjeve të 6 marsit, Kapllanaj, doli në një televizion dhe deklaroi publikisht se nëse PD e Berishës, do të fitonte qoftë edhe një bashki do jepte dorëheqjen nga politika.

“Nëse ju do të fitoni  në Bashkinë Shkodër, unë do të jap dorëheqjen nga politika. Po ta them këtu. Nëse ju fitoni një bashki unë do të jap dorëheqjen nga politika dhe nuk do të merrem më”, është shprehur Kapllanaj në intervistë 8 muaj më parë.

Zjarr Tv Ad