Si gënjeu Veliaj për takimin me avokatin ndërkombëtar sportiv, ndryshon menjëherë postimin në rrjetet sociale

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i njohur i të drejtësisë ndërkombëtare sportive Efraim Barak ka mohuar të ketë ardhur në Tiranë me ftesë të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale Veliaj publikoi një foto me avokatin Barak dhe shkroi:

“Ishte kënaqësi takimi me kryeavokatin e madh ndërkombëtar të drejtësisë sportive Efraim Barak. Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë të pastrojmë futbollin shqiptar! Si bashkëpronarë të FK Tiranës, Bashkia do bashkojë forcat me të gjithë aktorët që duan të pastrojnë llumin që prej 20 vitesh ka zaptuar futbollin shqiptar.”.

Pra, sipas tij avokati Barak kishte ardhur në Tiranë për çështjen e futbollit. Në fakt, vetë avokati në një intervistë për Euronews më pas vonë është shprehur se nuk ka ardhur në Tiranë me ftesë të Veliajt apo për të asistuar Bashkinë e Tiranës në të ashtuquajturën përplasje me FSHF-në, por ka ardhur tjetër arsye.

“Unë jam ftuar të vij në Tiranë nga Komitetit Olimpik Shqiptar për të këshilluar dhe asistuar në draftimin e rregulloreve të reja për themelimin final të Komisionit të Arbitrazhit Sporteve dhe për sa di unë këto rregullore duhet të përcaktohen nga KOKSH. Kemi qenë në kontakt prej kohësh me përfaqësues të këtij institucioni për të punuar mbi këtë draft”, tha Barak, i cili kur u pyet se çfarë mendon për problematikat e krijuara mes bashkisë së Tiranës dhe komunitetit të futbollit tha se nuk ishte në brendësi të kësaj çështjeje.si Sali Berisha!

Zjarr Tv Ad