Si i gjykoni procedurat e ndjekura për inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit? Rama i përgjigjet Këlliçit: Kam udhëhequr revolucionin me ministrat, jo me ata të tre..

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama diten e djeshme deshmoi në Komisionin Hetimor të inceneratorëve.

Deputeti i PD Belind Këlliçi e pyeti si i gjykon ai procedurat e ndjekura në rastin e inceneratorit të Tiranës dhe atij të Elbasanit.

Kryeministri u përgjigj duke thënë se nuk është certifikues procedurash, por shtoi se ai bashkë me ministrat kanë udhëhequr revolucionin për pastrimin e Shqipërisë nga plehrat dhe se nuk ka udhëhequr me tre persona në kërkim.

Këlliçi: Ju i gjykoni të gjitha procedurat e ndjekura deri tani në rastin e Tiranës dhe procedurën e ndjekur në rastin e inceneratorin Elbasanit, edhe pas informacioneve tona, ju sërish i konsideroni të rregullta? Edhe pasi ish-ministri i mjedist si autoritet kontraktor është sot në ndjekje penale dhe 3 bashkëudhëheqësit e revolucionit tuaj janë në kërkim,prapë të rregullta i konsideroni?

Rama: Kjo teknologjia e dhënies së fjalëve të tjetrit në gojë për ti përcjellë ndryshe nuk është mirë, unë nuk thashë që procedurat janë të rregullta, nuk jam certifikues procedurash, unë nuk kam as me kushtetutë, as me ligj, as me pasion që të merrem me procedura. Por duke qenë se këtë proces e njoh në “PSE-në e vet të madhe, kjo bisedë më duket mua tani sikur po diskutojmë për seksin e ëngjëjve, ndërkohë që muret e kostadinopojoës ishin përtokë. Është shumë ekstravagante lidhja midis një shkrese në parim të kreut të bashkisë në mars 2017 me një vendim të qeverisë në maj 2018. Unë nuk kam bashkëudhëhequr revolucionin me ata të tre që thoni ju dhe as me të tjerë.

Zjarr Tv Ad