Si i komenton lëkundjet në Shqipëri sizmiologia më e njohur në botë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shumë shqiptarë, të dëshpëruar për të mësuar më shumë për tërmetin e rëndë të 26 nëntorit, duke parë se instituçionet në Shqipëri vazhdonin të ishin në rrumpallë, kanë gjetur ‘strehë’ në rrjetet sociale. Sizmiologia më e njohur në botë, dr. Lucy Jones, është kujdesur që të bëjë postime dhe të japë udhëzime për shqiptarët në Twitter.

Menjëherë pas tërmetit, ajo shkroi: “Një tërmet i shkallës 6.4 sapo goditi Shqipërinë. Ka të ngjarë të ketë shkaktuar dëme dhe viktima. Goditja ishte pranë bregdetit, aty ka edhe disa qyteza, disa me ndërtesa të çenueshme. Lëkundje mjaft të forta në Tiranë”.

Pasi shqiptarët po përballeshin me lëkundjet e vazhdueshme, ajo bëri një tjetër postim: “Tërmeti shqiptar ka një sekuençë energjetike paslëkundjesh. Se sa lëkundje të tilla mund të prodhojë një tërmet, varion. Shqipëria është shumë normale, por një nga ato më aktivet”.

‘Zonja e tërmeteve’ i dërgoi shqiptarët në një blog ku shpjegon se çfarë janë paslëkundjet dhe sa mund të zgjasin.

Duke parë insistimin e shqiptarëve, ajo sqaroi se “Shqipëria duhet të presë paslëkundje për shumë muaj, por niveli do të shokjë në rënie. Ky tërmet është i ngjashëm në shkallë me atë të Northridge në Los Angeles në vitin 1994. Paslëkundja e fundit me shkallë 5 e këtij tërmeti ndodhi tre vjet pas tërmetit të madh”.

E pyetur për mundësinë e një çunami, ajo tha se ky tërmet është shumë i vogël për një çunami domethënës. Jones thotë se tërmeti ka një paralëkundje, lëkundjen e madhe dhe paslëkundjet. Se çila është paralëkundja përpara tërmetit të madh, kjo është e vështirë të përçaktohet.

Zjarr Tv Ad