Si i pret Japonia tërmetet shkatërruese

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Japonia ka njohur shumë situata dramatike nga tërmetet dhe kjo ka bërë që ky shtet, ta ndërrojë mënyrën e ndërtimit të godinave. Pas shumë katastrofave natyrore, vendi ka investuar shumë, duke u bërë një nga shtetet më të përgatitura në botë në raste tërmetesh.

Godinat atje, kanë një shkallë të konsiderueshme mbrojtjeje nga lëkundjet. Shtëpitë ndërtohen sipas një kodi strikt ndërtimi e po ashtu edhe shkollat dhe godinat shtetërore. Mbi 87 për qind e ndërtesave në Tokio, konsiderohen të mbrojtur nga tërmetet. Ka edhe struktura fleksibël, në rast lëkundjesh si edhe ndërtime me telefon, që i lejon të lëvizin bashkë me lëkundjet. Të tjera ndërtesa bëhen me baza gome të fryrë, apo me një material të lëngshëm që i përthith lëkundjet. Në Japoni, çdo telefon celular është i pajisur me sistemin e alarmit që lajmëron cunamin dhe tërmetet. Alarmi ndizet 5 deri në 10 sekonda para katastrofës, duke u dhënë mundësi qytetarëve të manovrojnë me shpejtësi. Gjithashut, trenat e shpejtë në Japoni, janë të pajisur me mekanizma që dallojnë lëkundjet që në sekondat e para, prej të cilave mundet të ndalojnë menjëherë.

Në rast tërmeti, të gjitha televizionet japoneze mbulojnë gjerësisht ngjarjen për të informuar qytetarët. Ndërkohë, fëmijët, stërviten në shkollë sesi duhet të sillen për të qenë të mbrojtur. Madje, zjarrfikësit i vendosin fëmijët në simulatorë tërmeti, që ata të mund ta dallojnë që të vegjël, se kur bëhet fjalë për lëkundje.

Nga e shkuara, Japonia ka ndërtuar tashmë mënyrat për të mbrojtur popullatën në çdo situatë të tillë. Në vitin 1995, qyteti Kobe u rrafshua dhe 5 mijë vetë humbën jetën. Pasi u rindërtua qyteti, u hap edhe një muze përkujtimor. Çdo shtëpi, po ashtu, ka në gatishmëri kutinë e ndihmës së parë: ujë, ushqime, maska etj., që mund të blihen edhe në dyqane. Ndërsa në periferi të Tokios, gjendet tuneli i shkarkimit të ujit, që mbledh ujin e tepërt nga ciklonet dhe e kanalizon në lumë. Nëse zona goditet nga një tërmet dhe tërmeti shkakton cunam, në këtë mënyrë qyteti është i mbrojtu

Zjarr Tv Ad