“Si i thuhet shqip kthema borxhin”/ Ilir Shaqiri u shpall fitues i ‘Big Brother VIP’, këngëtarja e njohur shqiptare ironizon hapur trashëgimtaren e ‘Top Channel’

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas shpalljes së fituesit të ‘Big Brother VIP’ nuk kanë munguar as reagimet nga të zhgënjyerit. Një reagim ‘thumbues’ ka ardhur edhe nga këngëtarja Flaka Krelani, e cila ka publikuar një status të motrës së saj.

Sipas këngëtares, Lori Hoxha i ka ‘kthyer borxhin’ Ilirit, i cili e shpalli fituese të “Dancing with the stars” vite më parë.

“Si i thuhet shqip ‘kthema borxhin’?- shkruan e motra e Flakës, Qeqa ndërsa Flaka ia kthen: “Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte”.

Këngëtarja ka postuar edhe një video ku shkruan se do bëjë një cover duke kënduar “Kthema borxhin”, duke vazhduar kështu me ironitë.

Zjarr Tv Ad