Gjatë fjalës në seancën e sotme parlamentare deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi, pati një debat me nënkryetaren e Kuvendit Vasilika Hysin. Gjuzi i kërkoi socialistes të pranonte publikisht presionin e bërë nga kryeministri Rama për t’u vetëdorëhequr në mënyrë që të mos përfshihej në listën e kandidatëve për deputetë.
Nga ana tjetër Vasilika Hysi, u shpreh se nuk ka patur asnjë lloj presioni dhe ky është një zgjedhje familjare.
Gjuzi: Si ka mundësi nënkryetarja e Parlamentit profesore-doktore e shkencave, trysnohet dhe nuk është në listat e Rilindjes?! Dhe më mirë që nuk është!
Hysi: Faleminderit Gjuzi por do ju lutesha që të tërhiqnit fjalën mbrapsht. Njerëzit vendosin vetë për zgjedhjet e tyre. Nuk kam asnjë trysni, është zgjedhje e familjes time, është zgjedhje personale. Ju burrat duhet të tregoni se sa i keni respektuar gratë dhe vajzat dhe zgjedhjet e tyre.