Si Kina po zëvendëson Amerikën si titan ushtarak në Azi

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vitin 1938, lideri kinez Mao Zedong pati deklaruar: “Kush ka një ushtri të fuqishme, ka me vete forcën, pushtetin”. Xi Jinping, presidenti aktual i Kinës sa duket e ka shumë për zemër këtë shprehje dhe i ka kushtuar ushtrisë një vëmendje të veçantë. Jinping udhëheq atë që quhet Ushtria Çlirimtare e Popullit, që ka në përbërje së paku 2 milionë ushtarë. Kjo do të thotë se Jinping po udhëheq një ushtri tepër të madhe në numër dhe gjithashtu edhe me një rregull strikt. Ai ka thyer burokracinë ushtarake të madhe të kohës maoiste. Xi është duke bërë një seri lëvizjesh që po transformojnë Kinën dhe rendin global, raporton “Reuters”.

Fjalimet e Xi janë të mbushura me referenca për “ëndrrën kineze” të tij, ku një komb i lashtë rimëkëmbet nga poshtërimi i pushtimit të huaj dhe e rimerr veten, duke qenë dominuese e Azisë. Xi po përgatit një ushtri të veçantë, e cila quhet PLA. Kjo e fundit ka më pak anëtarë dhe është elitare, e përgatitur në çdo rast.

Xi ka pastruar ushtrinë, duke shkarkuar mbi 100 gjeneralë, të akuzuar për korrupsion e nepotizëm. “Forca e fortë ushtarake” po promovohet me të madhe si ushtria elitare. Nga ajo janë larguar edhe gjeneralë, për shkak të faktit se ata nuk kanë treguar besnikërinë e duhur. Objektivi është që “Forca e fortë ushtarake” të kthehet në ushtrinë më të madhe dhe të fuqishme në glob.

Rregullat strikte në funksionimin e kësaj ushtrie, bën që kushdo që nuk paraqet devotshmërinë që kërkohet ose kapet në paligjshmëri, jo vetëm largohet, por në raste edhe burgoset. Disiplina e lartë, bën që ushtria kineze të mund të sfidojë edhe ushtrinë amerikane, së paku në Azi. Ndërsa pritshmëritë për të ardhmen priten më të mira.

 

 

Zjarr Tv Ad