Si lindi kriza në Sri Lanka dhe parashikimi për të ardhmen

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas muajsh me probleme ekonomike, politike dhe sociale në Sri Lanka, mijëra protestues sulmuan ndërtesat kryesore qeveritare në kryeqytetin Colombo të shtunën, duke përfshirë rezidencën zyrtare të presidentit Gotabaya Rajapaksa.

Rajapaksa ka njoftuar se do të japë dorëheqjen më 13 korrik. Protestuesit më vonë i vunë zjarrin rezidencës personale të kryeministrit Ranil wickremesinghe, i cili gjithashtu ka vendosur të japë dorëheqjen.

Të paktën 50 persona, duke përfshirë gazetarë dhe policë, janë plagosur gjatë trazirave. Por si nisën trazirat në Sri Lanka?

Sri Lanka është përballur me çështje të bilancit të pagesave që nga vitet 1950 dhe ka kapërcyer hendekun midis importeve dhe eksporteve përmes parave të fituara nga huamarrja, turizmi dhe remitancat nga emigrantët.

Pasi u zgjodh në vitin 2019, presidenti Gotabaya Rajapaksa uli taksat, gjë që e privoi shtetin nga të ardhurat shumë të nevojshme.

Kjo bëri që agjencitë e vlerësimit të ulnin vlerësimet e kreditit të Sri Lankës, kjo e vështirësoi marrjen e huasë nga tregjet ndërkombëtare të kapitalit për Sri Lankën.

Për shkak të pandemisë COVID-19, të ardhurat nga turistët e huaj dhe remitancat ranë ndjeshëm. Ekonomistët paralajmëruan se Sri Lanka mund të mos jetë në gjendje të shlyejë borxhin e saj të jashtëm dhe i kërkuan qeverisë t’i drejtohet Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Gjatë vitit 2022, inflacioni në Sri Lanka u rrit në pothuajse 55 për qind. Guvernatori i Bankës Qendrore Nandalal Weerasinghe tha se inflacioni mund të rritet në 70 për qind në muajt e ardhshëm.

Kriza ekonomike nisi një seri protestash që filluan më 31 mars dhe që kulmuan me sulmin në rezidencën e presidentit më 9 korrik.

Nëse Gotabaya Rajapaksa jep dorëheqjen të mërkurën, ai do të jetë presidenti i parë i Sri Lankës që nuk ishte në gjendje të përfundonte mandatin e tij. E vetmja paralele në historinë e Sri Lankës është dorëheqja e kryeministrit Dudley Senanayake në tetor 1953 pas një protestë masive dhe mosbindje civile.

Pas dorëheqjes së presidentit, një qeveri e kryesuar nga kryetari i parlamentit pritet të udhëheqë tranzicionin politik me një administratë të re.

Megjithatë, parlamenti duhet të zgjedhë presidentin e ardhshëm brenda një muaji dhe është e paqartë nëse anëtarët e parlamentit do të jenë në gjendje të zgjedhin dikë që mund të marrë mbështetjen e shumicës së ligjvënësve.

Duke qënë se partia e presidentit Rajapaksa ende mban shumicën në parlament. Pa mbështetjen e tyre, një qeveri e besueshme dhe legjitime nuk mund të zgjidhet dhe protestat masive mund të vazhdojnë.

Sri Lanka është gjithashtu në bisedime me FMN-në për një marrëveshje huadhënieje të Fondit të Zgjeruar (EFF) dhe ka nevojë për një qeveri funksionale për të vazhduar negociatat e saj. FMN dhe vende të tjera i kanë kërkuar Sri Lankës që të arrijë një zgjidhje politike sa më shpejt të jetë e mundur.

Zjarr Tv Ad