“Si Liza në botën e çudirave”, Saimir Korreshi ironizon arritjet e qeverisë: Rriten çmimet si vallja popullore, tre hapa mbrapa, dy para

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Saimir Korreshi  ka akuzuar qeverinë, duke thënë se flet çdo ditë për arritjet, të cilat i quan galopante.

Sipas  tij këto arritje janë njëlloj si të jetosh në botën e çudirave. Ai  tha, paketa e qeverisë me 30 mijë lekë të vjetra në muaj, nuk mjafton  as për të blerë bukë të zezë.

Koreshi: Ne shyqyr që rrimë në terren se po të dëgjonim nga qeveria për arritjet galopante do të ishim si Liza në botën e cudirave.

Për hashashin nuk kishte dyshim se është mbjellë sa nuk është mbjellë  në histori dhe gjetët mënyrën për ta legalizuar. Për njerëzit një gjë ishte mirë , të pakën na mpitë trutë që të harrojmë dy pjesët e tjera: rritje e çmimeve dhe fukarallëkun.

Unë nuk e di ku jetoni kur thoni se kemi bërë pakektën, me 30 mijë te vjetra as bukë nuk blejnë dot familjet, dy domate dhe një kastravec blen,  ju thoni kemi bërë rrritje ekonimike. Rritja është bërë si ajo vallja popullore, tre hapa mbrapa dhe dy hapa paara.

Ca formulari keni bërë ju? Çdo cep në Lushnjë pihet hashash. Fukarallëk ka kapaluar se njeëszot po hanë groshë 30 ditë . Të gjithë ata që ju dhanë votën, ju keni bërë presion për atë 30 mijë lekëshin. Jemi kthyer te buka misri me bukë gruri, jemi kthyer prap, në  kohën e shkuar ishte luks të haje bukë misri me bukë gruri.

Zjarr Tv Ad