Si më shpëtoi Dr. Bardh Spahia jetën e djalit 5- vjeçar/ Fjalët prekëse të babait të vogëlushit të sëmurë 3 vjet më pare…

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga lajmet kryesore të medias 3 vite më pare, ishte një baba që kërkonte ndihmë për djalin e vogël 5-vjeçar për një operacion, nga i cili varej jeta e fëmijës, i lindur me një problem të rëndë pranë shtyllës kurrizore.

Sot, Aldo i vogël jeton, sepse familja u ndihmua nga deputeti i PD-së Bardh Spahia, me profesion mjek, që mundësoi operacionin në një nga spitalet më të mira në Xhenova të Italisë. 3 vjet më pas, babai i djalit, Hamdi Skeja, është takuar për hera herë të parë me Bardh Spahinë dhe shpreh me fjalë të ndjera mirënjohjen, duke treguar për një anë që rrallë njihet tek politikanët – humanizmin.

Postimi i plotë i Hamdi Skejas:

Një takim malli, takim mirënjohje! Ekzistojnë momente që nuk përshkruhen, ekzistojnë edhe momente që shkruhen në Histori. Ka histori që bejnë njerezit e mëdhenj, e për ketë nuk kam dyshuar kurrë që nuk ekzistojnë! Në momente trishtuese ndodh që të japin një krahë njerezit që njeh, kjo ndodh sepse ju dhimbsesh! Por, kur ndodh që të japin të dy krahët njerez që nuk i njeh, nuk të njohin, nuk i ke takuar kurrë, s’të kanë takuar kurrë. Kjo shpjegohet vetem me një sqarim krejt të qartë. Njerez që të japin të dy krahet, të ngrejnë lartë, të thonë që do t’ja dalim, të thonë se ti je prind për t’u marr shembull. Të thonë se do t’ja dalësh dhe më pas bëjnë edhe ëndrrat tua realitet. Ato ëndrra që netëve i ke vaditur me lutje të lotshme, ditëve i ke mbytur në lutje shpirti! E kujt nuk i kujtohen ditët, netën e mia të ulërimave para dy vitesh? Atëherë kur jeta e tim biri numrohej me numrator gishtash? Të gjithë jemi dëshmitarë! Edhe pse shumë janë dëshmitarë, shumë u shkundën, e shumë heshtën.Në luften time për jeten e Botes time-Aldos, do të vinte krejt spontanisht, krejt rastësisht, pa e njohur, pa e takuar, pa folur kurrë. (I pari takim që u ulem ishte sot)

Kur ne Celularin tim më vjen një sms, e hapa atëherë dhe çfarë të lexoja?! Ishte gazetarja Klaudia Malaj ku më njoftonte se Dr Bardhi kërkonte kontakt me mua! Kontaktuam dhe vijoj kjo urëlidhëse virtualisht deri sot! Unë bashkë me Aldon shkuam në Genova atëherë, kryem ekzaminimet (të gjitha) me shpenzimet nga xhepi i Dr Bardhit. Dhe e dini çfarë tha sot?! Nëse do ta çosh edhe njëherë te Istituto Giannina Gaslini më thuaj, e kemi rrugën e hapur Hamdi! Jam gati, vazhdoi… jam gati kur t’më thuash, dhe si të duash. Mendoj që njerëz të tillë, me shpirt kaq human, lindin dhe rrugës vetëm se u shtohet humanizmi, njerëzilleku, mirësia dhe mbjellja e saj! Sot dita ishte e dielltë si dielli i shpirtit të Dr Bardhit. Siç edhe mund të duket në Fotografi! Unë nuk mund t’ja shpërblej, di dhe besoj se Zoti e ben në mënyrat e tij! Biseduam gjatë sot, për gjithçka, për çdo gjë! Por e gjithë biseda shkonte nga shkonte ndalej shpesh, Dr Bardhi, duke u interesuar për shëndetin e Aldos, për përmirësimin dhe shërimin e plotë! Zoti derdht bekime pafund për ty, shembullorë, për Familjen tende të bukur, për njerëzit që ke përzemer! Përulësisht dhe përjetësisht,

MIRENJOHJE Dr Bardh Spahia!

 

Zjarr Tv Ad