Deputeti demokrat Dashnor Sula ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se arka e shtetit është plot me lekët e mbledhura nga qytetarët. Në fjalën e tij në seancën plenare, Sula tha se qeveria i bën aktet normative për interesat e veta, ndërsa vuri në dukje se nuk ka pasur ndihmë për qytetarët që po përballen me rritjen e çmimeve.
Sula: Ky akt normativ që kemi këtu sot për miratim, unë mendoj që nga pikëpamja nuk është gabim, por mënyra si i serviret parlamentit, duke marrë parasysh që qveria ka bërë 112 akte normative. Më gjeni një akt normativ që e ka rrëzuar parlamenti.
Qeveria i bën aktet sipas interesave të veta. Nuk jemi kundër se e dimë që kompanitë duhet të indeksohen, por pse duhet të indeksohen vetëm kompanitë dhe jo qytetarët e thjeshtë që blejnë çdo ditë me çmime të larta. I drejtohem ministres së Financave, çfarë kategorie ke kapur? Pensionistëve u ke dhënë 90 mijë lekë për tre muaj. Po shtresat në nevojë? Me 80 mijë lekë të vjetra do mbahet një familje. Më gjeni të keni dhënë një lekë tjetër më shumë?
Kë kategori përfshitë në paketën e ndihmës ekonomike? Ku i çuat 342 milion lekë këto 5 muaj sipas Instat? Kthejuani qytetarëve dhe familjarëve tuaj.Këto janë të vërtetat. Qeveria është e pasuruar se ka arkën e shtetit plot me lekët që merr, por e dini që lekët e shqiptarëve nëpër xhepa varfërohen çdo ditë.
Jo më larg se mbrëmë takova një polic në rrugë, më tha jam me 520 mijë lekë, ngrini zërin tha. Nuk ka njerëz më nuk ka më njerëz në bujqësi, kanë ikur, është shkretuar vendi, shikoni Belshin, Peqinin etj. Po ikin se e kanë mendjen për t’u stabilizuar andej. Këtu tani një pjesë e politikanëvë, duke filluar nga Rama nuk mendon më si politikan, por sillet dhe mendon si biznesmen.Kullat në mes të Tiranës, janë kulla të personave që kanë lidhje me politikanët dhe qeveritarë.
Edhe ju në 2025 do të ikni me turp dhe mos harroni shprehjen e famshme të
Shekspir-it: Krimi është perandori i vetëm që do të na hajë të gjithëve, por këta qeveritarë do t’i hajë më përpara elita e krimeve se janë të pasur me proteina dhe vitamina sepse janë ushqyer më mirë se të tjerët.