Si mundet Rama? Alibeaj: Me të gjithë shqiptarët, të bëhemi gati të përballemi me një nga misionet tona kryesore. Ja ç’thotë për kandidatët në zgjedhjet lokale

0
702
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj foli sot për përgatitjen e demokratëve për të hyrë në zgjedhjet lokale.

I pyetur nëse i njeh primarët që bën Berisha, Alibeaj tha: “PD ka strukturat e saj, modusin e saj të përcaktuar në statut e rregullore, për këto përgjigjem unë”.

Pyetje: Keni pasur dje një takim me përfaqësues të PD dhe zotin Basha, a i merrni direktivat si të bëni opozitë nga Basha?

Alibeaj: Janë deputetë të PD, takimi ishte me kryetarët e degëve zona e veriut, këtë javë do ketë me të jugut, ësthë momenti tani që gjithë strukturat e PD, kryesia, këshilli kombëtar të bëhemi gati për atë që është një nga misionet tona kryesore, përballja me procesin zgjedhor lokal, ku janë të ftuar të gjithë ata që janë struktura. Ballë për ballë.

Armiku kryesor i shqiptarëve është Edi Rama dhe regjimi të cilin ka ngritur, detyrim që të kemi një kandidat të gjithë atyre që janë kundër këtij regjimi duke përqafuar vlerat më të mira euroatlantike.

Pyetje: A nuk rrezikoni të përsërisni 6 marsin me këtë qasje?

Alibeaj: Armiku kryesor është Rama, bazuar në moral, konsistencë e koherencë të qendrimeve politike kjo është mënyra më e mirë. Si mundet Edi Rama? Me gjithë shqiptarët e ndershëm, të punës të cilëve u është rënë në qafë, zëri i të cilëve asnjëherë nuk ka kumbuar.

Zjarr Tv Ad