Nga ora 00:00 në orën 02:00
Në këtë hark kohor padron është Mërkuri . Njerëzit e lindur në këtë hark kohor zakonisht janë të shkëlqyer në shkollë dhe universitet. Kanë aftësi shumë të mira organizative. Shpesh ngjajnë më të rinj se ç’janë në të vërtetë. Puna e tyre mund të jetë e lidhur me udhëtime biznesi dhe komunikim. Në një marrëdhënie romantike, këta njerëz janë o shumë të hapur, ose shumë të mbyllur.
Nga ora 02:00 në orën 04:00
Njerëzit e lindur gjatë këtyre orëve, udhëhiqen nga Afërdita, këta njerëz i njohin shumë mirë paratë. Janë maniakë të pabesueshëm për punën. E vlerësojnë shumë rehatinë në shtëpitë e tyre. Shpesh duan që gjithçka ta bëjnë vetë. Dashurojnë artin dhe muzikën. Ndjekin gjithnjë tendencat e modës. Në dashuri, vlerësojnë ndershmërinë dhe përkushtimin.
Nga ora 04:00 në orën 06:00
Këta njerëz udhëhiqen nga Marsi. Janë të rëndësishëm. Shumë shpesh kanë personalitete të jashtëzakonshme. Mund të jenë agresivë. Në dashuri kanë nevojë për një person të fortë. Mund të arrijnë shpesh rezultate të shkëlqyera në karrierë.
Nga ora 06:00 në orën 08:00
Këta persona frekuentohen nga Neptuni. Shpesh janë shumë fetarë dhe shpirtërorë. Kanë një karakter të thellë, kuptojnë gjithçka dhe këdo. E kanë të vështirë të zgjedhin profesionin që u përshtatet. Në marrëdhëniet e dashurisë, shpesh bëjnë gjëra të papritura dhe të pashpjegueshme.
Nga ora 08:00 – në orën 10:00
Këta njerëz qeverisen nga Urani. Janë shumë të sjellshëm dhe miqësorë. Shumë shpesh kanë miq rreth vetes. Janë lider informal të çdo shoqërie. Këta njerëz nuk pranojnë shumë komplimente. Janë partizanë të së vërtetës, në çfarë do forme qoftë ajo.
Nga ora 10:00 në orën 12:00
Njerëz që udhëhiqen nga Saturni. Kanë shpesh autoritet në shoqëri. Kanë shumë sukses në karrierë. Në sferën profesionale, janë të prirur për të qenë drejtues. Në jetët e tyre private, janë shpesh vetëm, duke qenë se mendojnë vetëm për karrierë. Në dashuri janë të qëndrueshëm dhe të kujdesshëm.
Nga ora 12:00 në orën 14:00
Të lindurit e këtij momenti frekuentohen nga Jupiteri. Ironi e fatit, pasi këta njerëz janë studentë të këqinj, por mësuesit më të mirë. Njerëzit që i rrethojnë, u drejtohen shpesh atyre për një këshillë. Është shumë e thjeshtë për ta të bëhen profesorë këshillues. Në dashuri preferojnë njerëz jo të zakonshëm dhe të veçantë.
Nga ora 14:00 – në orën 16:00
Planeti dominant gjatë kësaj periudhe është Plutoni. Spesh ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për të tjerët. Shpesh mund të parashikojnë çdo situatë para se të ndodhë. Në një marrëdhënie romantike, preferojnë partner sensual, sepse janë shumë seksi. Në punë, të gjithë duan të jenë miq me të lindurit e këtij orari.
Nga ora 16:00 – në orën 18:00
Këta njerëz udhëhiqen nga Afërdita. Janë shumë tërheqës për sytë e njerëzve të tjerë. Ka diçka ekstreme në fatin e tyre, pasi janë o shumë fatlumë, ose humbës. Janë shumë romantikë. Dinë gjithnjë çfarë duan në një marrëdhënie dashurie. “Hirushja” është përralla e tyre e preferuar. Janë bashkëshortë ose bashkëshorte ideale.
Nga ora 18:00 – në orën 20:00
Mbrohen nga Mërkuri. Kryesorja në jetë për ta është një punë në të cilën të ndihen të vlerësuar, respektuar dhe të mirëpaguar. Disa prej tyre admirojnë dietën dhe ushqimin e shëndetshëm. Dinë gjithçka mbi mjekimet apo stilin e shëndetshëm të jetës. Mes tyre ka shumë mjekë. Të tjerët jetojnë online. Mund të jenë lojtarë apo programues të gjërave online.
Nga ora 20:00 – në orën 22:00
Këta njerëz frekuentohen nga vetë dielli. Kanë rrugën e shtruar për në skenë. Kryesorja në jetët e tyre është pasioni, dashuria dhe fëmijët. Kanë artin prindëror që nga fëmijëria. Janë njerëz të dashur dhe sillen si yje kinemaje. Si pasojë, në dashuri kanë nevojë për një regjisor. Ka gjithnjë pasion në marrëdhëniet e tyre.
Nga ora 22:00 në orën 24:00
Hëna mbron njerëzit e lindur në këtë moment. Janë shumë të ndjeshëm ndaj të tjerëve. Kujdesen gjithnjë për të gjithë. Mund të kenë pushtet mbi të tjerët. Familja është e shenjtë për ta.