Në vendin e ngjarjes, edhe pse zona supozohet të jetë krehur nga Policia ka ende gëzhoja nga plumbat që janë derdhur mbi Begajt, 4 prej të cilëve e kanë kapur në pjesën e këmbëve, duke i shkaktuar plagë, por pa rrezik për jetën.
Begaj ka qenë duke shkuar për në banesë rreth orës 23:30 kur një shtetas i ka bërë pritë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tij (në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja). Ndërsa autori (dyshohet 1) është larguar duke u fshehur fillimisht në pyll. Begaj ka shkuar me familjarë në spital dhe aktualisht gjendet jashtë rrezikut për jetën, bëjnë me dije burimet nga bluzat e bardha.
Sa i takon atentatit,ajo që dihet është fakti se Edison Begaj është një emër i skeduar nga policia e Vlorës edhe më herët, si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo sipas policisë ngre edhe pista e hetimit për ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, prishje pazaresh apo konflikt i mbartur.
Më 20 shkurt të vitit 2008, policia e Vlorës përfundoi operacionin e koduar “Qiriu i ndezur”, i cili i dha fund veprimtarisë 10-vjeçare kriminale të një bande e cila trafikonte drejt Italisë drogë dhe armë. Aksioni i shtrirë në Vlorë, Fier, Kavajë dhe Lushnjë çoi në pranga shtatë persona, mes tyre edhe Edison Begajn, banues në Vlorë.
Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve për drogën, pse ndonjë konflikt i hapur që 38-vjeçari ka pasur.