Si pas 11 majit, Rama sërish bashkëbisedim me gazetarët

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Si një ditë pas protestës së 11 majit, kryeministri Edi Rama njofton një tjetër bashkëbisedim me gazetarët në sallën e Hartave në Kryeministri.

Bashkëbisedimi do të nisë në orën 13:00 dhe vjen një ditë pas marshimit protestë që opozita ndërmori pasditen e 13 majit nëpër Tiranë, duke u ndalur fillimisht tek kryeministria, më pas tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, më pas Parlamenti, ministria e Brendshme dhe në fund drejtoria e policisë e Tiranës.

Marshimi protestë i djeshëm nuk u shënua me incidente të rënda të ngjashme me ato të 11 majit por pati sërish, edhe pse të pakta, hedhje të shashkave dhe ndonjë bombe molotov drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku mbaheshin të arrestuarit e protestës së 11 majit.

Një orë para protestës selitë diplomatike përfshi dhe ambasadën amerikane përcollën një mesazh për të ndalur dhunën dhe i bënë thirje liderëve kryesorë të opozitës të mbajnë përgjegjësi ndërsa apeluan policinë të tregojë vetëpërmbajtje

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp të 12 majit deklaroi se qeveria nuk rrëzohet as me 7 orë as 7 mijë orë bomba molotov dhe kapsolla. Ai ftoi liderin demokrat të dialogojë ndërsa vlerësoi dhe rolin e policisë në menaxhimin e protestës.

Zjarr Tv Ad